Aksidenti ku ndërroi jetë shefi i Krimeve në Vlorë, arrestohet në spital shoferi 63-vjeçar

17 Nëntor 2026, 20:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti ku ndërroi jetë shefi i Krimeve në Vlorë,

Thanas Poçajt, që u përfshi në aksidentin ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda, Ermal Lulaj, i është komunikuar në spital masa e sigurisë në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur dje në Vlorë.

63-vjeçari Poçaj mbeti i plagosur nga përplasja mes mjetit të tonazhit të rëndë, skrepit që ai drejtonte dhe makinës së efektivit Lulaj, ndaj u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku sot është vënë në pranga për ngjarjen e rëndë.

Sipas policisë, ishte Lulaj ai që humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit për shkak të lagështisë dhe motit të keq me shi. Ndërkohë disa burime thanë se skrepi nuk kishte drita në pjesën e pasme.


Video