Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e modelit të ri Prokurimeve të Përqendruara. Mes të tjerash, kryeministri u shpreh:
“Një sistem që po integrohet në Operatorin e Prokurimeve dhe po merr ekspertizë të nivelit të lartë nga institucione të ngjashme, struktura e prokurimeve të Kombeve të Bashkuara, që asiston Operatorin tonë të Blerjeve të Përqendruara.
Ambicia jonë që prokurimet publike të mos jenë thjesht një kapitull i përmbushur, por një model ekselence dhe inovacioni për këtë pjesë të botës ku ne jetojmë.
Një model që do të kombinojë, ku inteligjenca artificiale duhet të flasë gjuhën e çdo grupi interesi që e ka lidhur punën e tij me procesin e prokurimit.
Do të ketë shumë më tepër qartësi, shpejtësi, transparencë absolute dhe do të ketë ulje të konsiderueshme të kostove dhe eliminim të burokracisë.
E thënë me fjalë të thjeshta, asnjë biznes nuk do të mbledhë më letra lart e poshtë për të pasur mundësinë për të dorëzuar një ofertë për Një prokurim publik, pasi gjithçka që lidhet me informacionin mbi një biznes do të kalojë nga Diella. Një dosje virtuale e çdo biznesi, ku mbi 40 regjistra publikë do të jenë aty për t’u hapur me një klik të vetëm, për të bërë gjithë punën që sot biznesi e bën duke angazhuar njerëz dhe duke konsumuar kohë e me pengesa të ndryshme.
Nga ana tjetër, ky do të jetë Një revolucion i mirëfilltë në aspektin e problematikave për hartimin e specifikimeve konkrete, për përllogaritjen e fondeve limit dhe të gjitha këto do të jenë në…
Natyrisht, këtu ne nuk nisemi nga zero, hyjmë në një proces të thellë të prokurimit publik që mbështetet… Natyrisht, e tha drejtuesja jonë e APP-së.
Ngjarje të caktuara bëhen publike dhe procedura të caktuara dalin në dritën e opinionit publik, reputacioni i sistemit lëndohet ndjeshëm, por nga ana tjetër, ashtu siç lajmet e këqija që për fat të keq ndodhin në çdo fushë, p.sh. në shëndetësi, nuk e zhbëjnë absolutisht faktin kur një operacion i pasuksesshëm kthehet në Një shqetësim të madh publik, pasi ka cenuar jetën e një njeriu, 60 mijë operacione të tjera që ndodhin në vit, që nuk përbëjnë lajm, janë aty. Një dëshmi e faktit që në tërësinë e tyre gjërat janë shumë ndryshe nga sa duken nga optika e një lajmi të vetëm apo e një ngjarjeje të padëshiruar.
Janë disa fakte kokëforta që të jetë vendi më i vlerësuar nga SIGMA, mekanizmi i Komisionit Europian për fushën e prokurimit publik, me diferencë nga vendi i dytë, flasim për rajonin tonë.
Në vitin 2012, në momentin kur ne bëheshim gati të merrnim detyrën, procedurat pa shpallje paraprake, por me negocim të drejtpërdrejtë, ishin 31% e totalit të procedurave.
Në vitin 2025, ato ishin 2,4%, pra ky është një standard i ri i vendosur”, shtoi Rama.