Goditën me vezë eskortën e Ramës në Manëz, gjykata liron dy protestuesit! (Arrestimi i paligjshëm)

17 Nëntor 2026, 13:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditën me vezë eskortën e Ramës në Manëz, gjykata
Albi Dema dhe Edison Likaj

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy protestuesve, Albi Dema dhe Edison Likaj, të arrestuar pas incidentit me eskortën e kryeministrit Edi Rama në zonën e Manzës.

Gjykata ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin në flagrancë të dy personave nën hetim dhe ka urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm.

Dema dhe Likaj u arrestuan nga Policia të shtunën, pasi dyshohet se morën pjesë në protestën gjatë së cilës u hodhën vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të eskortës së kryeministrit.

Vendimi i gjykatës vjen pas seancës për caktimin e masës së sigurisë, ndërsa pranë ambienteve të gjykatës kishin mbërritur edhe të afërm të dy protestuesve, të cilët prisnin vendimmarrjen.


Video