
Kënga “It's my life” dëgjohet në të gjithë plazhin e Odessa ku njerëz të të gjitha moshave ndihmojnë në fortifikimin e qytetit të Mariupolit.
Një video që tregon banorët e Odesës duke u përpjekur të ndihmojnë në ndërtimin e postblloqeve ka qarkulluar në internet orët e fundit.
Konkretisht, në fragmentin që po qarkullon, fëmijë të vegjël, adoleshentë dhe të moshuar gërmojnë plazhin e Odesës dhe mbushin thasë me rërë të cilat transportohen në çdo pjesë të qytetit duhet të vendosen postblloqe për të parandaluar në çdo mënyrë përpjekjet e rusëve për të hyrë në qytet.
Odessa është një nga qytetet më të mëdha në Ukrainë, me rreth një milion banorë. Prej disa ditësh Odessa është në pritje të një sulmi të madh rus dhe banorët janë fortifikuar në qytet.
This is for the ones who stood their ground...
— Bon Jovi (@BonJovi) March 22, 2022
Odessa, Ukraine. #SlavaUkraini ???????? pic.twitter.com/N9iT2EoeH7