Videot në zyrën e biznesmenit, Berisha i bindur se Rama është filmuar: Ka humbur çdo standard moral!

10 October 2026, 12:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Videot në zyrën e biznesmenit, Berisha i bindur se Rama
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për videot e Ergys Agasit, duke pretenduar se edhe kryeministri Edi Rama është filmuar.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se e ka denoncuar më herët këtë çështje, ndërsa deklaroi se, sipas tij, Rama nuk turpërohet nga asnjë video apo akt.

“E kam denoncuar këtë. Informacionet që kam, Rama është i filmuar në një video, por të garantoj një gjë: ai person nuk turpërohet nga asnjë video, asnjë akt apo asgjë. Ai ka humbur çdo standard moral të një njeriu të qytetëruar.”, pohoi Berisha.


Video