Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u tha udhëheqësve botërorë të enjten se sulmi ndaj Iranit "ishte një nga vendimet më të lehta që më është dashur të marr ndonjëherë" dhe i denoncoi si "frikacakë moralë" një numër të madh delegatësh që dolën nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kur ai u ngjit në podium për të folur.
"Duke mbrojtur veten, Izraeli po mbron gjithashtu shumë nga vendet delegatët e të cilëve sapo u larguan nga kjo sallë", tha Netanyahu.
"Në fakt, dua që ju të dini se shumë nga udhëheqësit e tyre madje na falënderojnë privatisht që shkatërruam armët bërthamore të Iranit".
WATCH: Netanyahu is booed as he begins his UNGA speech, with many delegations walking out of the General Assembly hall. https://t.co/ldaiBQ0KFk
— Clash Report (@clashreport) September 24, 2026
Kur Netanyahu eci drejt foltores, shpërtheu një përzierje brohoritjesh, fishkëllimash dhe largimesh masive. Dhjetëra delegatësh dolën jashtë dhe shumica e vendeve mbetën bosh më pas.
"Rend në sallë, ju lutem", tha Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme Khalilur Rahman në mënyrë të përsëritur.
"Nëse ka ndonjë frikacak tjetër moral që nuk është larguar ende nga salla, ju lutem bëjeni tani", tha Netanyahu.
Netanyahu ishte planifikuar të fliste personalisht herët në pasdite dhe mbërriti në Nju Jork në mëngjes.
Ndërkohë që Netanyahu fliste nga foltorja e OKB-së, shumë qytetarë ishin mbledhur për të protestuar jashtë ambienteve të ndërtesës, ku sipas raportimeve të mediave amerikane janë shoqëruar nga policia mbi 100 protestues.