U larguan disa kohë më parë, Veliaj emëron dy nënkryetarë të rinj të Bashkisë së Tiranës

5 October 2026, 23:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U larguan disa kohë më parë, Veliaj emëron dy
Sadi Vorpsi dhe Sara Goxha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka emëruar nga qelia dy nënkryetarë të rinj: Sara Goxhajn dhe Sadi Vorpsin.

Sipas informacioneve, të dy kanë nisur këtë të hënë ushtrimin e funksioneve si nënkryetarë të bashkisë, duke iu rikthyer strukturës drejtuese të institucionit.

Goxhaj e ka mbajtur edhe më herët këtë post, ndërsa në mars të vitit 2025 u largua nga detyra me urdhër të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Tashmë, pas disa muajsh, ajo rikthehet sërish në një prej posteve drejtuese të Bashkisë së Tiranës.

Edhe Sadi Vorpsi i është bashkuar rikthimeve në administratën e bashkisë, duke marrë sërish detyrën e nënkryetarit.

Rikthimi i tyre vjen në një periudhë kur drejtimi i Bashkisë së Tiranës ka pësuar ndryshime të njëpasnjëshme në strukturën drejtuese.

Me dy emërimet e reja, Bashkia e Tiranës ka tashmë katër nënkryetarë: Sara Goxhaj, Sadi Vorpsi, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra.


Video