"Paskam ardhur kot, s'qenka askush" - Deputeti socialist shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri

5 October 2026, 19:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Paskam ardhur kot, s'qenka askush" - Deputeti socialist shkon

Ermal Pacaj, deputeti socialist i Lezhës, ka mbetur pa fjalë në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, pasi kur ka dalë në foltore për të ndarë hallet e qytetarëve që t'i dëgjonin përfaqësuesit e qeverisë, salla ka qenë bosh.

“Unë në fakt sapo erdha nga Komisioni i Reformës Territoriale, se më thanë se erdhi radha, por më duket se kot paskam ardhur.

Unë të flas me qytetarët… Qytetarët m’i kanë thënë hallet mu. T'ju them atyre që t’i dëgjoj, çfarë t’u them? Ata i dinë hallet më mirë se unë. Një pjesë të halleve të tjera, jemi bashkëvuajtës.

Nuk më duket normale. Dikujt duhet t’ia qaj hallet këtu, s’qenka kush, po i them", u shpreh deputeti socialist i Lezhës, Ermal Pacaj, duke kritikuar hapur të vetët.


Video