A doni kullë në Parkun Rinia? Kërkohet referendum lokal për të bllokuar ndërtimin në mes të Tiranës!

5 October 2026, 15:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A doni kullë në Parkun Rinia? Kërkohet referendum lokal për
Sali Berisha/ Jamarber Malltezi

A jeni dakord që të ndërtohet një kullë tek Parku Rinia?  

Është pyetja që  një grup  prej 25 nismëtarësh, shumica demokrat kërkojnë  ti nënshtrohet një referendumi lokal për të bllokuar ndërtimin e një godine  ridimensionale me shumë kate në zemër te kryeqytetit. 
 
Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD: Qyteti ka nevojë për parqe, qyteti ka nevojë për zgjidhjen e problemit të trafikut, ka nevojë për cilësinë e ajrit të pastër. Për fat të keq asnjë nga këto nuk po zgjidhet, thjesht po bëhen kulla vetëm për xhepin e Edi Ramës. Ka ardhur momenti që qytetarët të pyeten. Të pyeten a duan një kullë për qytetin e tyre apo duan një park më tepër.

Dorjan Teliti, anëtar i këshillit bashkiak Tiranë, PD: Ndaj ajo që kërkojmë neve është shumë e thjeshtë, është shumë e qartë, dhe është tërësisht ligjore dhe mbi të gjitha është e moralshme. Të shkojmë te qytetarët, t’i pyesim ata.

Protokolli i  Komisionit Qendror  te Zgjedhjeve regjistroi  kërkesën e grupit  nismëtar   që synon mbledhjen firmave të nevojshme për të bllokuar  projektin e pagëzuar si “Tirana Fountain Plaza" të cilin pak ditë me parë e fitoi kompania daneze “Bjarke Ingels Group”.


Video