Tjetër moment i rëndë nga protesta: I riu goditet në sy me plumb gome (VIDEO)

24 October 2026, 18:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tjetër moment i rëndë nga protesta: I riu goditet në sy me

Një tjetër moment i rëndë është shënuar gjatë protestës së sotme.

Një i ri është dëmtuar në sy, ndërsa videon e ka postuar demokrati Belind Këlliçi.

Ai shkruan: “Çmenduri!!! Të riun e godet policia me plumb gome në sy! Edi Rama është urdhëruesi dhe ekzekutori i kësaj dhune barbare”.

Megjithatë, shkaku i saktë i dëmtimit ende nuk është konfirmuar.

Protestuesi është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe me gjakderdhje të madhe në pjesën e syrit.

 

 


Video