
Të shtëna me armë janë raportuar në fshatin Zbarqe të Ndroqit. Policia ka sekuestruar një armë gjahu dhe municion, ndërsa 4 persona janë shoqëruar në komisariat.
Ngjarja është raportuar në Sallën Operative të DVP Tiranë, pas një telefonate për të shtëna me armë në zonë.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu (çifte) dhe municion.
Për sqarimin e rrethanave, 4 persona janë shoqëruar në komisariat. Policia vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion.
Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.