
Aktivistja Sidorela Vatnikaj u shpreh në nisje të protestës së 126-të se modeli i Ramës, është ai i sistemit korruptiv që sukses ka Belinda Ballkun dhe Ergys Agasi.
Vatnikaj theksoi se Rama nuk po sjell një qeverisje europiane. Ajo nënvizoi se kryeministri po sjell në fakt Shqipërinë e qeverisjen e 313-tës, duke thënë se shumica e miqve të Ramës sot janë në burg.
“Edi Rama e bëri fushatën e vet duke na premtuar Shqipërinë 2030. Çfarë na dha në këmbim Shqipëria 313, të gjithë zyrtarët janë o të akuzuar për korrupsion, bashkëpunëtorë të krimit, në arrest shtëpie, arrest në burg ose në arrati, modeli i Edi Ramës është modeli i Belinda Ballukut, i Erion Veliajt, Ilir Beqajt, Saimir Tahirit, Ergys Agasit, Vlora Hyseni, Arben Ahmetaj”, theksoi aktivistja.
Sidorela Vatnikaj: Kërkojmë dorëheqjen e qeverisë dhe gjithë kabinetit qeveritar. Sot në ditën e 126-të pak para se të niste protestë qindra shqiptarë të diasporës janë mbledhur në Bruksel për ti thënë institucioneve të Europës një e vërtetë ndryshe nga ajo që dëgjon nga Edi Rama. Për ti thënë se shoqëria shqiptare është gati të futet në BE por qeveria kriminale jo. Qindra shqiptarë të diasporës kanë brohoritur Shqipëria në BE pa Edi Ramën.
Edi Rama e bëri fushatën e vet duke na premtuar Shqipërinë 2030. Çfarë na dha në këmbim Shqipëria 313, të gjithë zyrtarët janë o të akuzuar për korrupsion, bashkëpunëtorë të krimit, në arrest shtëpie, arrest në burg ose në arrati, modeli i Edi Ramës është modeli i Belinda Ballukut, i Erion Veliajt, Ilir Beqajt, Saimir Tahirit, Ergys Agasit, Vlora Hyseni, Arben Ahmetaj. Modeli i 313, ata të qelisë dhe burgut. Nuk jemi përballë një sistemi të korruptuar por një modeli që korrupsionin e ka bërë të vetmin model suksesi. Nuk jemi vetëm kundër korrupsionit, por kundër një sistemi që krimin e organizuar e ka futur në parlament, e ka bërë ministër, zv kryeministër. Dhe vetë kryeministri. Për ne simbolizojnë krimin e organizuar në qeveri. Ne do jemi në këtë shesh për sa të ketë nevojë shoqëria për të treguar së pari njëri tjetrit. Kjo protestë është e tillë se shqiptarët e kanë mësuar se liria, dinjiteti fitohen duke luftuar sistemin e korruptuar 36 vjeçar. Jemi këtu e do jemi këtu me qytetarë të revoltuar se Shqipëria dhe shqiptarët kërkojnë revolucion.