Zbulohet kundërshtari i radhës për skuadrën tonë kombëtare, përballja në stadiumin e Parmës

14 February 2024, 17:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet kundërshtari i radhës për skuadrën tonë
Kombëtarja shqiptare e futbollit

Shqipëria zyrtarizon ndeshjen e fundit të mbetur, sa i përket miqësoreve përgatitore për Europianin 2024.

TCh ka mësuar se do të jetë Kili kundërshtari i radhës, ndeshja e parë miqësore në prag të finaleve të Gjermani 2024 do të luhet në Parma të Italisë.

Takimi është planifikuar më 22 mars në orën 20:45 në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma – Itali.

Ndërkohë skuadra jonë kombëtare do të luaj në 25 mars në Stockholm përballë Suedisë ndeshjen e fundit përpara fillimit të grumbullimit 10 ditorë që do të zhvillojë me shumë mundësi në Austri dhe nga atje në bazën kuqezi të Dortmundit.


Video