VIDEO/ Pamje të rënda nga rrugët e Pragës, ultrasit italianë përplasen me ata anglezë para finales së Conference League

7 June 2023, 18:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Pamje të rënda nga rrugët e Pragës, ultrasit
Përplasja mes tifozëve

Finalja e Ligës së Konferencës është përfshirë përsëri nga përplasjet e dhunshëm mes tifozerive në rrugët e qytetit ku luhet ndeshja.

Nëse një vit më parë kishte dhunë në Tiranë nga mbështetësit e skuadrës së Romës, këtë vit janë tifozët e Fiorentinës ata që po shkaktojnë kaos në rrugët e Pragës para duelit me West Hem.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale, shihen ultrasit e Fiorentinës, një pjesë e madhe e të cilëve të mbuluar me kapuçë, të cilët sulmojnë ultrasit e West Hem nëpër lokalet e qytetit me karrike apo shishe qelqi.

Një situatë aspak normale dhe që ka mobilizuar policinë çeke, e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, pak orë para fillimit të ndeshjes mes dy skuadrave.


VIDEO/ Pamje të rënda nga rrugët e Pragës, ultrasit


Video