VIDEO / Futbollisti shqiptar i shënon super GOL Manchester City-t dhe i jep fitoren ekipit të tij

31 August 2025, 17:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Futbollisti shqiptar i shënon super GOL Manchester City-t dhe i jep
Goli i Brajan Gruda

Një duel tejet interesant, dhe me përmbysje përfundoi para pak çastesh në Premier League.

Brighton e ka mposhtur Manchester Cityn 2:1, në duelin ku figurë vendimtare ishte shqiptari Brajan Gruda, i cili i dha fitoren skuadrës së tij në minutat e fundit me anë të një goli shumë të bukur.

Paraprakisht, City ishte në epërsi me golin e sulmuesit Erling Halaand, të shënuar në minutën e 34-të.

Megjithatë, një penallti e fituar nga vendësit, që prodhoi golin e shënuar nga pika e bardhë nga James milner në minutën e 67-të, ndryshoi pikëpamjen e tifozëve rreth ndeshjes.

Luhej minuta e 89-të kur anësori i Brighton, Kauro Mitoma asistoi për shqiptarin Gruda, i cili bukur çoi topin në portën e ‘qytetarëve’, për një fitore të madhe.

Një duel ku skuadra vendëse nuk u ndje fare inferiore, por përkundrazi vazhdimisht tentonte të vinte deri tek rasti për gol, ndaj një Manchester City, që përveçse skuadër e fortë, nuk duket shumë e uritur në këtë fillimsezon.


Video