Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shakhtar Donetsk ia doli të fitonte 2-4 kundër Besiktas në Stamboll, me sfidën e parë në turin e dytë të Europa League.
Trajneri i Shakhtar Donetsk, turku Arda Turan, ka përfunduar në qendër të vëmendjes për mënyrën e sjelljes gjatë intervistës pas ndeshjes me gazetaren ukrainase, Daria Bondar Savina.
Pamjet e intervistës ku Turan shmang vazhdimisht kontaktin me sy me gazetaren 24-vjeçare janë bërë virale dhe kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare.
Në video të ndryshme që po qarkullojnë online, shihet që Turan e mban shikimin drejt tokës ose anash gjatë gjithë intervistës, duke shmangur çdo kontakt me sy me gazetaren.