UEFA njofton shtyrjen e ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit: Një datë e re do të shpallet në kohën e duhur

12 October 2023, 12:28Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
UEFA njofton shtyrjen e ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit: Një
Kosovë- Izrael

UEFA ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Kampionatit Europian 2024.

Në një njoftim në rrjetet sociale, UEFA thotë se do të njoftojë një datë të re për ndeshjen, në kohën e duhur.

Shkak i shtyrjes së ndeshjes është bërë gjendja e luftës në Izrael, pas sulmit të befasishëm të Hamas që la mbi 1000 izraelitë të vrarë.

"Ndeshja kualifikuese EURO2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e planifikuar për 15 tetor është shtyrë.

Një datë e re për ndeshjet do të shpallet në kohën e duhur", njofton UEFA.


Video