Tifozët “nuk i ndahen” Ronaldos, stadiumi thërret në kor emrin e Messit, si reagoi ai

31 October 2023, 22:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tifozët “nuk i ndahen” Ronaldos, stadiumi thërret në

Lionel Messi fitoi Topin e tetë të Artë në karrierë duke gdhendur gjithnjë edhe më shumë emrin e tij në historinë e futbollit botëror.

Si gjithnjë, në çdo arritje të Messit ai që ngacmohet më shumë është Cristiano Ronaldo, rivali i përjetshëm i argjentinasit.

Edhe në ndeshjen e fundit të Al Nassr në Kupë përballë e El Etiffaq, tifozeria kundërshtare nisi të thërriste në kor emrin e Messit.

Tifozët “nuk i ndahen” Ronaldos, stadiumi thërret në

Ronaldo nuk hezitoi të reagonte dhe i bëri me shenjë tifozëve të heshtnin. Sa i përket ndeshjes, Al Nassr i Ronaldos u kualifikua në kohën shtesë falë golit të Sadio Mane.


Video