Lista e mundshme e Kombëtares për ndeshjet e Ligës së Kombeve! Jashtë Broja, Manaj e Kumbulla

8 November 2024, 08:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lista e mundshme e Kombëtares për ndeshjet e Ligës së

Këtë të premte në orën 11:00 trajneri i Kombëtares së futbollit, Sylvinho pritet të bëjë me dije listën me 24 emrat e ftuar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve në nëntor.

Më 16 dhe 19 të këtij muaji Shqipëria pret në "Air Albania" Çekinë dhe Ukrainën, teksa dy duelet janë të fundit dhe vendimtare në klasifikimin e Grupit B1 dhe përmbushjen e objektivave.

Me gjashtë pikë (aq ka edhe Gjeorgjia e vendit dy) Kombëtarja ndodhet në pozitën e tretë, duke lënë pas vetëm Ukrainën me katër pikë. Prin Çekia me shtatë pikë.

Dëmtimet - Për shkak të lëndimeve mungesa të sigurta do jenë ajo e Brojës, Manajt dhe Kumbullës.

Lista e mundshme

Porta - Strakosha, Kastrati dhe Sherri

Mbrojtja - Hysaj, Balliu, Ismajli, Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Mihaj, Hadroj

Mesfusha - Asllani, Bajrami, Ramadani, Berisha, Laçi, Abrashi

Sulmi - Tuci, Daku, Muçi, Asani, Seferi, Uzuni, Hoxha

Renditja:

Lista e mundshme e Kombëtares për ndeshjet e Ligës së


Video