Kepi i Gjelbër ka bërë surprizën e madhe në Botëror. Debutuesit ndalën në barazim pa gola Spanjën.
Pritej një ndeshje e lehtë për iberikët, të cilët vinin si favoritë absolutë në këtë takim, por fusha tregoi të kundërtën.
Portieri i Kepit të Gjelbër ishte vendimtare në disa raste, duke ndalur Oyarzabal dhe Cucurellan. Po ashtu Ferran Torres ishte i pafat në fundin e pjesës së parë, kur u ndal nga tranversë.
Yamal provoi të ndryshonte ndeshjen në pjesën e dytë, por nuk ia doli. Në fund, dy ekipet ndanë nga një pikë mes tyre.
Fillim i vështirë për Spanjën në Grupin H, ku ndeshjen e radhës do e luajë ndaj Arabisë Saudite.
“Peshkaqenët blu” siç njihet ndryshe Kepi i Gjelbër, merr pjesë për herë të parë në Botëror dhe është një nga kombëtaret më të vogla, me një popullsi prej 600,000 banorësh.