Strakosha nuk e shpëton dot Lacion, Gjimshiti kalon më tej

24 February 2022, 21:29Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Strakosha nuk e shpëton dot Lacion, Gjimshiti kalon më tej

Paraqitja fantastike e Thomas Strakoshës nuk e ndihmoi Lacion që të kalonte në fazën e mëtejshme të Ligës Europiane.

Gardiani i portës së Kombëtares ishte në superformë dhe shpëtoi në disa raste portën e skuadrës italiane, por nuk ja doli mbanë që të shmangte dy golat e pësuar nga Porto, që vulosën edhe skuadrën që do të vazhdojë në fazën e mëtejshme.

Lacio e nisi mirë me Immobile në minutën 19-të, ndërsa Taremi barazoi për miqtë 12 minuta më vonë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Uribe në minutën e 68 kaloi në avantazh Porton dhe në minutën e 5-të shtesë Cataldi barazoi. Koha e mbetur ishte e pamjaftueshme dhe Lacio u eleminua pas rezultatit të përgjithshëm 3-2.

Gjimshiti dhe Atalanta nga ana tjetër kaluan lehtësisht këtë fazë. Bergamaskët fituan 0-3 ndaj Olimpiakosit në Athinë falë dy golave të Malinovskyt dhe një të Maehle. Rezultati i përgjithshëm i të dyja ndeshjeve ishte 5-1 për italianët.

 


Video