Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të mbajë sot Asamblenë e 31 të Përgjithshme, që korrespondon të jetë një asamble zgjedhore, pasi mandati 4-vjeçar i presidentit dhe kryesisë ka përfunduar.
Fidel Ylli ka rikandiduar sërish për të qenë kreu i KOKSH, ndërsa në zgjedhje është kandidat i vetëm.
Kjo asamble, që nis në orën 16:00, është kontestuar nga disa federata, që janë anëtarë të Komitetit Olimpik.
Fillimisht federata e futbollit, më pas ajo e sportit shkollor, por edhe e sportit universitar kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë. Kjo për shkak të përplasjeve që kanë me KOKSH për arsye të ndryshme.