Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, i ka shprehur mirënjohjen 2 lojtarëve, Klaus Gjasula dhe Sokol Cikalleshi, të cilët më herët vendosën të tërhiqeshin nga Kombëtarja.
Në një konferencë për mediat, Sylvinho ka thënë se këto 2 lojtarë janë dalluar gjithmonë për profesionalizmin, vendosmërina dhe punën e palodhur në çdo sfidë. Ai i ka falenderuar për shpirtin dhe zemrën që kanë dhënë për ekipin.
"Shpreh mirënjohjen time për Klaus Gjasulën dhe Sokol Cikalleshin, dy lojtarë që në të gjithë këto vite kanë dhënë një kontribut të madh në fushën e lojës për fanelën e kuqezinjve, ku janë dalluar gjithmonë për profesionalizmin, vendosmërinë dhe punën e palodhur në çdo sfidë. Dua unë që t’i falenderoj për shpirtin dhe zemër që kanë dhënë për ekipin", tha Sylvinho.