Real Madrid është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur Mançester Sitin në një mbrëmje emocionuese ku vendimtare u bënë gjuajtjet e penalltive.
Në një emocionuese, por e ndryshme nga barazimi 3-3 i asaj të javës së kaluar, Reali shënoi shpejt me Rodrigon dhe pastaj qëndroi në mbrojtje duke u munduar që të administronte rezultatin përballë vendasve të cilët provuan në çdo mënyrë të shënonin.
Goli do të vinte vonë në pjesën e dytë me De Bruyne, ndërsa sulmet e Sitit nuk reshtën. Por Reali rezistoi dhe çoi sfidën në shtesa. Edhe aty, ishin vendasit kërkues dhe Reali që mbrohej, por nuk kishte gola të tjerë, duke bërë që penalltitë të vendosnin fatin e takimit.
Aty, gabimet radhazi të Bernardo Silva dhe Kovaçiç nga pika e bardhë, bënë që Reali të kalonte në turin tjetër të turneut, ku do të ndeshet me Bajern Mynih.