Portugalia zhgënjen, CR7 edhe më shumë: Vetëm një barazim me Republikën Demokratike të Kongos

17 June 2026, 21:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Portugalia zhgënjen, CR7 edhe më shumë: Vetëm një
Cristiano Ronaldo

Portugalia dhe Cristiano Ronaldo e kanë nisur me zhgënjim Botërorin. Luzitanët u ndalën në barazim 1-1 nga Republika Demokratike e Kongos.

Ndeshja e grupit K, nisi me dominim e Portugalisë, që gjeti golin e avantazhit shumë shpejt. Në minutën e 6-të, Joao Neves përfitoi nga një krosim dhe zhbllokoi takimin me një gol me kokë.

Në fundin e pjesës së parë, Kongo gjeti barazimin, me Ëissa, që shënoi me kokë pas një goditje këndi. Në fraksionin e dytë, Portugalia provoi të gjente golin e dytë me të gjitha format, ku Ronaldo shpërdoroi dy raste të mira.

Kongo në krahun tjetër u ndal nga shtylla dhe në fund dy ekipet u detyruan të ndajnë nga një pikë.

Në Portugalinë e Martinezit, në Hjuston, një problem ishte i dukshëm: Cristiano Ronaldo. Numri shtatë portugez, po luan Kupën e tij të gjashtë të Botës si Leo Messi - askush si ata – por nuk iu përgjigj tripletës të numrit dhjetë argjentinas; në vend të kësaj, ai vrapoi nëpër fushë, duke kërkuar boshllëqe dhe hapësira që nuk i kishte gjetur kurrë. Stadiumi, shtëpia e NFL-së dhe ishte i gjithi i tij: fanella me logon 7 kudo, fytyra të të gjitha moshave dhe kombësive, ulërima dhe brohoritje ndërsa lexoheshin formacionet dhe çdo gjuajtje në dy ekranet gjigante, por ai nuk u pa në fushë. Kafazi i ngritur nga trajneri i Republikës Demokratike së Kongos e kufizoi numrin shtatë në një masë të tillë sa ai u detyrua të vinte dhe të merrte topin në mesfushë.

Sfidën e radhës, Portugalia do e luajë ndaj Uzbekistanit, ndërsa Kongo do të përballet me Kolumbinë.


Video