Nuk ka mrekulli në “Wembley”, Anglia bën detyrën ndaj Shqipërisë

21 March 2025, 22:45Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk ka mrekulli në “Wembley”, Anglia bën detyrën ndaj
Angli-Shqipëri, kuqezinjtë humbin 2-0 në Londër

Shqipëria e ka nisur me humbje fushatën eliminatore për Botërorin 2026. Kuqezinjtë u mposhtën 2-0 nga Anglia në “Wembley”, në një ndeshje të vuajtur.

Kombëtarja shqiptare konfirmoi vështirësitë përballë “Tre Luanëve”, pasi kjo është humbja e shtatë në histori, në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Golat për vendasit u shënuan nga Lewis-Skelly në minutën e 20-të dhe Harry Kane në minutën e 77-të.

Vlen të përmendet Shqipëria tregoi përmirësim në pjesën e dytë, ku dha disa shkëndija për barazimin, me Brojën dhe Asanin, para golit të dytë të vendasve.

Sfida e radhës për Shqipërinë do të jetë ndaj Andorrës të hënën e 24 Marsit, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë dhe fitorja është detyrim.


Video