Një pikë për t’u shpallur kampion, ja mundësia e vetme që Napoli mund të mos e fitojë Scudetto-n

1 May 2023, 11:54Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një pikë për t’u shpallur kampion, ja mundësia e vetme

Edhe pse është thuajse e pamundur, mundësitë që Napoli të humbasë kampionatin ekzistojnë ende.

Barazimi me Salernitanën në fundjavë bëri që festa e “axurrëve” të shtyhej për në mesjavë, të cilët kësaj radhe mjaftohen me vetëm një pikë për të siguruar zyrtarisht Scudetto-n.

Me barazimin e Juves kundër Bolonjës, e vetmja skuadër që mund ta arrijë matematikisht Napolin është Lacio.

Bardhekaltërit u mundën nga Interi në fundjavë me përmbysje dhe për këtë arsye pritej që skuadra e Spaletit të shpallej kampion ditën e djeshme, por që do t’i duhet të presë dhe pak ditë.

Por cila është mundësia që Napoli të humbasë kampionatin?

Që Lacio të arrijë të krijojë një nga mrekullitë më të mëdha në historinë e futbollit do t’i duhet më shumë se fati, pasi kryeqytetasit duhet të fitojnë të gjashta ndeshjet e fundit, ndërsa Napoli t’i humbasë ato dhe që gjithashtu, Lacio të krijojë një diferencë golash me +20.

Praktikisht e pamundur, me festën në Napoli që vazhdon ende pasi çdo gjë është thuajse e sigurt, teksa Lacio nga ana tjetër ka si synim vetëm të arrijë zonën “Champions”.


Video