Mund Fiorentinën, West Ham fiton Conference League dhe rikthehet te një trofe europian pas 24 viteve

7 June 2023, 23:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mund Fiorentinën, West Ham fiton Conference League dhe rikthehet te
West Ham fiton Conference League dhe rikthehet te një trofe europian pas 24 viteve

West Ham fiton trofeun e parë europian pas plot 24 viteve pritje, atë të Conference League.

Skuadra e “Hammers” triumfoi me rezultatin 1-2 në edicionin e dytë të Conference League, ku kundërshtar kishte Fiorentinën, që u luajt në “Fortuna Arena” në Pragë.

Pjesa e parë foli më shumë për italianët, edhe pse “Hammers” po ashtu u treguan shumë kërkues.

Në minutën e 35 pati një ndërprerje të shkurtër, me kapitenin e “violëve” Biraghin që mori ndihmën mjekësore pasi u qëllua me gota në kokë nga tifozët e West Ham dhe u gjakos.

Në minutën e 45+5’ Jovic gjeti rrugën drejt rrjetës, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion jashtë loje, duke bërë që fraksioni i parë të mbyllej pa gola.

Sfida vazhdoi me barazim deri në minutën e 62’, ku pas prekjes së topit me dorë nga kapiteni i italianëve, Biraghi, West Ham fitoi penallti që u ekzekutua nga Benrahma, i cili kaloi anglezët në avantazh.

Megjithatë avantazhi zgjati vetëm pesë minuta, kjo pasi Bonaventura barazoi në minutën e 67’.

Ndeshja vazhdoi me barazimi 1-1 deri në minutën e 90’, moment kur Bowen kalon gjithë ekipin e Fiorentinës dhe vulos me rezultatin 1-2 këtë finale, me David Moyes fiton trofeun e parë europian në karrierë.

Ndërsa Fiorentina humbet finalen e dytë sezonale, pasi më herët humbi edhe Kupën e Italisë, dhe kështu mbetet jashtë Europës për sezonin e ri.


Video