Momente tensioni mes lojtarëve pas golit të shënuar nga Izraeli, tifozët hedhin sende në fushë (VIDEO)

3 June 2026, 21:50Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momente tensioni mes lojtarëve pas golit të shënuar nga Izraeli,
Pamje nga perplasja

Momente tensioni janë regjistruar në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Situata u acarua menjëherë pas golit të shënuar nga izraelitët, kur në fushë pati përplasje fizike mes lojtarëve të dy skuadrave.

Sherri nis pasi izraeliti Gloukh u bëri me shenjë tifozëve të pushojnë dhe Hysaj reagoi.

Në të njëjtën kohë, nga tribunat u hodhën sende nga tifozët kuqezinj.


Pavarësisht se Shqipëria kishte kontrolluar lojën dhe kishte krijuar më shumë volum në fushë, ishte Izraeli që kaloi në avantazh. Goli erdhi nga Gloukh, i cili me një diagonale të saktë arriti të mposhtë portierin Thomas Sherri.

Takimi i kësaj mbrëmjeje ka një rëndësi të veçantë edhe për stafin teknik të kombëtares, pasi shënon debutimin e trajnerit të ri Rolando Maran në stolin e Shqipërisë.


Video