A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Milani u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti 2-0 Venezian në transfertë.
Sfida e javës së 34-t në Serinë A, u vendos nga goli i shënua nga Christian Pulisic në minutën e 5-të.
Vendasit barazuan me Yeboah në minutën e 34-t, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Golin e dytë për kuqezinjtë e shënoi Santiago Gimenez në minutën e 96-të, për të vulosur rezultatin në 0-2.
Pavarësisht fitores, Milani mbetet në vendin e nëntë me 54 pikë dhe zona e Europës duket ende shumë larg.
Në krahun tjetër, Venezia renditet në vendin e 19-të me 25 pikë dhe është me një këmbë në Serinë B.
Në sfidën tjetër të Serisë A, Como fitoi minimalisht ndaj Genoas duke zyrtarizuar matematikisht qëndrimin në Serie A.