Lojërat Olimpike, skualifikohet mundësi i Shqipërisë Chermen Valiev

9 August 2024, 13:29Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lojërat Olimpike, skualifikohet mundësi i Shqipërisë Chermen
Chermen Valiev

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në "Paris 2024", Chermen Valiev është eliminuar nga Lojërat Olimpike. Rusi i natyralizuar u mposht në çerekfinale 6-5 nga uzbekistanasi Jamalov Razambek

Ndeshja e 1/8 - Valiev e nisi keq ndeshjen, teksa Turan Bayramov shënoi tri pikë radhazi dhe siguroi avantazhin 3-0 ndaj mundësit rus që përfaqëson Shqipërinë.

Valiev u përgjigj me dy pikë duke shkurtuar diferencën dhe më pas barazoi rezultatin në 3-3. Si pasojë erdhi edhe pika e fundit që i dha atij fitoren 4-3 dhe kalimin në turin tjetër.

Kujtojmë se Shqipëria në gjithë historinë e saj nuk e ka një medalje Olimpike.


Video