Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka shprehur dëshirën për të luajtur me Lionel Messin vitin e ardhshëm. Messi është lidhur me një rikthim të bujshëm në Barcelonë javët e fundit pasi zëvendëspresidenti i klubit Rafa Yuste pranoi se ata janë në negociata me babanë e lojtarit.
Që atëherë, një numër i lojtarëve të Barcelonës kanë thënë se duan të luajnë me Messin vitin e ardhshëm. Në një intervistë për Mundo Deportivo, Lewandowski garantoi për kthimin e argjentinasit: “Messi i përket Barçës dhe nëse ai kthehet do të jetë diçka e pabesueshme.
Ne e dimë se vendi i tij është këtu në Barcelonë. Nuk e di se çfarë do të të ndodhë, por shpresoj që sezonin e ardhshëm të luajmë së bashku”. Marrëveshja e Messit skadon në fund të vitit dhe e ardhmja e tij ka qenë subjekt i shumë spekulimeve. Ai raportohet se ka oferta nga PSG dhe skuadra e Suadi Pro League, Al-Hilal, ndërsa Barcelona thuhet se po përpiqet të krijojë një kontratë zyrtare – edhe pse ato ka të ngjarë të kufizohen nga rregulloret financiare të La Ligës.
Mbi sezonin e parë te katalanasit, Lewandowski shpjegoi: “Nuk mund të ndryshosh gjithçka nga një ditë në tjetrën. Në sezonin e parë, ndoshta nuk mund të jemi perfekt në çdo lojë. Ka shumë lojtarë të rinj, Ne kemi qenë të pafat me lëndime, veçanërisht në ndeshjet më të rëndësishme, si Liga e Kampionëve apo kundër Madridit në Kupë. Kjo e bën gjithçka më të vështirë”.
Megjithatë, ai shtoi: “Duhet të jemi të durueshëm dhe jam i sigurt se javët në vijim dhe sezoni i ardhshëm do të jenë shumë më të mira”. Për sa i përket nivelit të tij personal si futbollist, ai komentoi se “Nuk jam kurrë i kënaqur me golat që shënoj. Ndoshta tani shënoj më pak se më parë, nuk është vetëm për shkakun tim, ne jemi një ekip. Në javët e fundit, nuk kemi luajtur mirë dhe shpresoj të përmirësohemi”.
Ai vetë e ka kuptuar se pushimi i Botërorit nuk i ka sjellë dobi: “Ka qenë e vështirë, jo vetëm për mua, por edhe për lojtarët e tjerë dhe nuk e di pse saktësisht, është diçka e re”. Vetë-kërkesa e tij është e lartë: “Nëse nuk shënoj në një apo dy ndeshje, nuk jam i lumtur”, duke qenë se “ne jemi te Barça dhe nuk mjafton vetëm të fitojmë, por si fitojmë dhe golat. ne shënojmë”.