Laporta mbron Superligën: Futbolli s’mund të mbetet në duart klubeve-shtete. City dhe PSG, “makina” parash

2 April 2022, 15:55Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Laporta mbron Superligën: Futbolli s’mund të mbetet në

Joan Laporta rithekson se klubi i tij, Barcelona, ​​Real Madridi dhe Juventusi nuk e kanë braktisur idenë e të ashtuquajturës Superliga, e refuzuar, në të vërtetë e ndaluar nga UEFA dhe e marrë negativisht nga shumica e tifozëve të futbollit.

“Ne flasim për këtë me Florentino Perez, sepse jemi pjesë e Superligës, një projekt që vazhdon dhe që është i nevojshëm për të shpëtuar futbollin europian, pa vrarë kampionatet kombëtare”.

“Ne, – thotë Laporta në mikrofonat e “Tve”, – nuk kemi asnjë interes të cënojmë rëndësinë e kampionateve kombëtare, që mbeten thelbësorë. Ama, duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të bashkëjetuar të dyja sistemet.

Superliga do të jetë më tërheqëse, konkurrenca e fortë do të shërbejë për të garantuar qëndrueshmërinë e futbollit europian, i cili nuk mund të mbetet në duart e shteteve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian.

Duhet të kemi parasysh historinë e klubeve si Barça, Real apo Juventus, por për këtë shohim pak bashkëpunim nga UEFA. Nga ana tjetër, Manchester City dhe PSG janë bërë makina parash. Nuk jemi vetëm tri klube që i japim  këto argumente, ka shumë të tjerë që na mbështesin”.


Video