FIFA publikon kokat e grupeve, Gjermania e Holanda jashtë tyre

31 March 2022, 17:54Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FIFA publikon kokat e grupeve, Gjermania e Holanda jashtë tyre

FIFA ka publikuar vazot për shortin e Botërorit të Katarit, që hidhet të premten në Doha, në orën 18:00.

Katër vazot janë ndarë në bazë të renditjes së FIFA-s, ku bashkë me Katarin, kokë e grupit A si vend organizator, në vazon e parë bëjnë pjesë edhe Brazili, Belgjika, Franca, Argjentina, Anglia, Spanja dhe Portugalia.

Yjet e futbollit botëror, Lionel Mesi, Nejmar dhe Kristiano Ronaldo, do të jenë koka grupi me kombëtaret e tyre. Në vazon e dytë bëjnë pjesë skuadra shumë të forta, si Gjermania, Holanda, Danimarka, Kroacia, Zvicra, Uruguai, Meksika dhe Amerika.

Shorti ka vetëm tre të panjohura, që përfaqësojnë kombëtaret që do të dalin nga ndeshjet shtesë të qershorit (Uellsi, Skocia ose Ukraina; Kosta Rika ose Zelanda e Re; Peruja, Australia ose Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe që do të vendosen në vazon 4.

Vazo 1 — Katar, Brazil, Argjentinë, Francë, Portugali, Spanjë, Angli, Belgjikë.
Vazo 2 — Holandë, Meksikë, Danimarkë, Gjermani, Zvicër, Uruguai, Kroaci, Amerikë.
Vazo 3 — Japoni, Serbi, Poloni, Koreja e Jugut, Marok, Tunizi, Senegal, Iran.
Vazo 4 — Kamerun, Kanada, Arabia Saudite, Gana, Ekuador, fituesi i Skocia/Ukrainë-Uells, fituesi i Kosta Rika-Zelandë e Re, fituesi i Peru-Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe.


Video