Juventus-Inter, Inzaghi luan titullin por dhe pankinën

2 April 2022, 13:52Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Juventus-Inter, Inzaghi luan titullin por dhe pankinën
Simone Inzaghi

Në mënyrë të papritur, në sezonin e tij të parë në krye të Inter, Simone Inzaghi nga një bekim për zikaltërit, tashmë shihet me dyshim. Inter me të në stol kishte një marsh më shumë, jo vetëm ishin fitues por dhe bindës në lojë.

Situata me sa duket ka ndryshuar këtë periudhë ku Inter lëshoi jo vetëm kreun por e shohin veten 6 pikë larg Milanit kryesues.

Të dielën në ‘Stadium’, Inter sfidon Juventues, një ndeshje jetike për fatet e titullit kampion, por sipas La Gazzetta dello Sport, Inzaghi luan edhe të ardhmen e tij në krye të Inter.

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, nëse sezoni i Inter mbyllet pa titull apo me një blof më të madh se kaq, drejtuesit e klubit mund të shqyrtojnë mundësinë për të ndryshuar trajner sezonin e ri.


Video