Cristiano Ronaldo dhuron spektakël, Portugalia shkëlqen me 3 gola në miqësore

12 June 2024, 08:27Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Cristiano Ronaldo dhuron spektakël, Portugalia shkëlqen me 3 gola

Cristiano Ronaldo frymëzoi Portugalinë në një fitore bindës 3-0 ndaj Republikës së Irlandës në miqësoren e tyre të fundit përpara Kampionatit Europian.

CR7-ta rrëmbeu skenën me një dopietë mjaft të bukur në minutat 50 dhe 60-të, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 falë golit të Zhoao Feliks.

Pavarësisht moshës, duket se Ronaldo do të jetë ai që do të udhëheqë sulmin e Portugalisë edhe në këtë Europian. Edhe pse konkurrenca është e lartë, CR7 duket në superformë për të bërë diferencën.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 


Video