Shumë Inter për një Romë që në ‘San Siro’ mendoi vetëm të mbrohej.
Interi triumfoi me rezultatin 1-0 ës dhe rimerr kryesimin e kampionatit, me 25 pikë. Vëmendja ishte te Romelu Lukaku, që u rikthye si kundërshtar dhe për 90 minuta u kontestua nga bilbilët e tifozerisë.
Nga ana tjetër, në kampin zikaltër vendosi pikërisht zëvendësuesi i belgut, Marcus Thuram, që shtyu në rrjetë topin në minutën e 81-të, pas një aksioni që nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit dhe vijoi me një asist perfekt të Dimarcos.
Një fitore e merituar e zikaltërve, që luajtën thuajse gjithë kohën në mesfushën kundërshtare dhe në dy raste u ndalën edhe nga traversa. Nga ana tjetër Roma bëri shumë pak, teksa goditi portën vetëm një herë me Cristanten.