Periudhë e vështirë për Messin dhe Neymar te Paris SG. Tifozët parisien fillimisht kanë protesuar në selinë e klubit duke kërkuar largimin e Lionel Messit, ndërsa më pas janë zhvendosur në shtëpinë e Neymar, duke kërkuar të njëjtën gjë.
Kjo situatë e tensionuar erdhi, pasi Messi vendosi të mos rinovonte kontratën dhe u largua pa lejen e klubit për pushime në Arabinë Saudite.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se argjentinasi sezonin e ardhshëm do t'i bashkohet kampionatit arab ku bën pjesë edhe Cristiano Ronaldo, pasi i është ofruar një kontratë prej 400 milionë eurosh në sezon. Për protestat e tifozëve ka reaguar klubi i Paris SG, që është distancuar dhe pohon se një pjesë e vogël e tyre nuk përfaqëson vlerat e klubit.
@livescore PSG fans calling out Messi & Neymar ???????? #psg #parissaintgermain #messi #neymar #mbappe #fyp #foryou ♬ original sound - LiveScore