Është hedhur sot në Montekarlo shorti i grupeve të Champions League.
Në shortin e Champions-it, 36 skuadrat finaliste u ndanë në 4 vazo me 9 skuadra secila prej tyre, të klasifikuara në bazë të renditjes në UEFA për klube, përveç Realit të Madridit. Kampionët e Spanjës janë kampionët në fuqi dhe ishin në vazon e parë.
Duke parë që ka shumë kompeticione dhe kalendari është i ngjeshur, UEFA do ta komunikojë ditën e shtunë në mënyrë përfundimtare.
8 skuadrat e para do të kualifikohen në mënyrë direkte për në fazën e ardhshme të Champions-it, pra në atë të 1/8-ave. Nga vendi i 9 deri në vendin e 24-t do të kemi “play off” për të kualifikuar 8 ekipet e tjera. Skuadrat që renditen nga vendi i 25-të deri në fund janë të eliminuarat direkte.