Gjesti i veçantë / Ballkani ndan bileta falas për komunitetin kroat në Kosovë, para përballjes me Dinamo Zagreb

5 October 2023, 17:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjesti i veçantë / Ballkani ndan bileta falas për komunitetin
Kroatët e Kosovës

Ekipi i Ballkanit do të përballet sot në Kosovë me ekipin e Dinamo Zagrebit, në kuadër të javës së dytë në grupet e UEFA Ligës së Konferencës për sezonin 2023-2024.

E pak përpara ndeshjes, organizatorë e Ballkanit kanë vendosur të bëjnë një gjest të veçantë, duke u dhuruar bileta falas minoritetit kroat që jeton në Kosovë, përkatësisht në fshatin Janjevë.

Gjesti ka marrë vlerësime të shumta nga tifozeritë e të dyja ekipeve. Klubi i Futbollit Ballkani do të presë klubin kroat Dinamo Zagreb në orën 18.45.


Video