FOTO/ Vogëlushi shqiptar futet në fushë dhe shkon tek Enzo Fernandes

8 March 2023, 10:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO/ Vogëlushi shqiptar futet në fushë dhe shkon tek Enzo

Çelsi u kualifikua në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve pasi mposhtën me rezultatin 2-0 Borusian e Dortmundit, në “Stemford Brixh”, duke përmbysur kështu disfatën në ndeshjen e parë të zhvilluar në gjermani.

Një moment special ndodhi në fundin e ndeshjes me një tifoz të vogël, i cili ishte shqiptar. Brenden Mesi u fut në fushë dhe i kërkoi fanellën mesfushorit argjentinas, Enzo Fernandez.

Ky i fundit nuk refuzoi duke ja dhënë menjëherë, bëjmë me dije se ai është tifoz i flaktë i ekipit londinez.



Video