Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Spanja ka 6 lojtarë në formacionin më të mirë të Euro 2024 të shpallur nga UEFA.
Në ekipin ideal të zgjedhur nga një grup ekspertësh bie në sy mesfusha e gjitha spanjolle në rreshtimin 4-3-3.
Aty janë Fabian Ruiz, Dani Olmo dhe Rodri.
Në sulm spikasin dy lojtarët e krahut Nico Williams dhe Lamine Yamal të cilët ishin tepër të rëndësishëm në suksesin e Spanjës, ndërsa në qendër është talenti i Gjermanisë, Musiala.
Në mbrojtje është një tjetër spanjoll, Cucurella, ndërsa të tjerët janë francezi Saliba, zvicerani Akanji dhe anglezi Walker, i vetmi nga përfaqësuesja e tij, edhe pse Anglia arriti në finale.
Në portë është përzgjedhur Maignian i Francës.