Fiorentina me ecuri kampionësh, Roma prek fundin dhe shkarkon trajnerin Juric 

10 November 2024, 17:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fiorentina me ecuri kampionësh, Roma prek fundin dhe shkarkon trajnerin
Roma ne krize

Fiorentina vazhdon të shkëlqejë për këtë sezon. Skuadra nga Firence, regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, pasi mposhti Hellas Veronën me rezultatin 3-1.

Një fitore e rëndësishme për Fioretinën, që ngjitet në kuotën e 25 pikëve, po aq sa Napoli kryesues dhe Atalanta e vendit të dytë.

Roma pësoi një tjetër humbje, pasi u mund me rezultatin 3-2 nga Bolonja në shtëpi.

Kryeqytetasit konfirmuan formën e dobët, ndërsa kjo është humbja e dytë radhazi.

Kjo humbje ishte fatale për trajnerin Ivan Juric në stolin e Romës, pasi prej kohësh flitet për një shkarkim të tij dhe tashmë u zyrtarizua.


Video