Ekipi i Ivan Balliu ndal Realin

18 February 2024, 21:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekipi i Ivan Balliu ndal Realin
Ivan Balliu

Real Madrid është ndalur në një barazim 1-1 nga ekipi i Ivan Balliut, Rayo Vallecano.

Në këtë ndeshje vendosën episodet e pjesës së parë, ku VAR-i ndërhyri dy herë. Reali realizoi që në minutat e para me Joselu, por goli i sulmuesit spanjoll fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa VAR-i korrigjoi vendimin e gabuar të anësorit.

Ndërkohë, po në pjesën e parë, ndërhyrja e VAR-it bëri që të akordohej penallti për ekipin e mbrojtësit të kombëtares sonë. 11-metërshin e shndërroi në gol Raul de Tomas.

Gjatë pjesës së dytë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte, ndërsa në fund të ndeshjes kapiteni i Realit, Carvajal, u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë barazim, Reali ndodhet 8 pikë para Barcelonës së vendit të tretë dhe 6 para Gironës ndjekëse, por me një ndeshje më pak.


Video