Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë radhazi në Superiore

12 May 2025, 22:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e
Festa e Egnatias

Egnatia është kampione e Shqipërisë, për të dytin sezon radhazi. Rrogozhinasit ia dolën të mbrojnë trofeun, pasi mposhtën Vllazninë në finalen e madhe, me rezultatin e thellë 3-0.

Në stadiumin “Arena Kombëtare” ishte një ndeshje pa shumë histori, e dominua nga Egnatia. Regi Lushkja zhbllokoi takimin në minutën e 6-të, ndërsa ishte i njëjti autor që dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.

Në fund, rrugën e rrjetës e gjetën edhe Leo Melo e Serxho Ujkja, të cilët vulosën shifrat në 4-0. Sukses i rëndësishëm nga Egnatia, që konfirmon dominimin në futbollin shqiptar.

Në krahun tjetër, Vllaznia duhet të vazhdojë të presë për titullin kampion, që mungon prej shumë vitesh.

 


Video