Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Florian Marku fitoi një ndeshje të rëndësishme dy ditë më parë kur mundi me “Knock Out” teknik kundërshtarin Dylan Moran.
Ndonëse patën një përplasje përpara ndeshjes me deklarata të forta ndaj njëri-tjetrit, Marku i ka lënë të gjitha pas krahëve dhe ka bërë një gjest tepër fisnik pas fitores.
Boksieri shqiptar ka shkuar në dhomat e zhveshjes ku ndodhej Dylan për ta përshëndetur.
Dylan dëgjohet teksa i thotë se ato çka deklaroi para ndeshjes “ishin pjesë e lojës”, ndërsa Marku i thotë se “u vu në siklet pasi aty ndodhej babai i Dylan”. “Unë kam respekt për të moshuarit”, dëgjohet teksa i thotë Marku.
Për më tepër ndiqni videon: