VIDEO/ Duel i zjarrtë në Shqipëri, skuadra serbe kryen seancën e fundit stërvitore në “Arenën Kombëtare”!

6 June 2025, 18:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Duel i zjarrtë në Shqipëri, skuadra serbe kryen

Shqipëria dhe Serbia përballen me njëra-tjetrën për sfidën e vlefshme në Kualifikueset e Botërorit “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”, në Grupin K.

Kuqezinjtë do të futen në fushë për tre pikët, për të mbajtur gjallë ëndrrën e një kualifikimi të mundshëm në një Kampionat Botëror.

Nga ana tjetër, ekipi serb luan ndeshjen e parë në këto kualifikuese.


Ata kanë kryer dhe seancën e fundit stërvitore, me trajnerin Stojkoviç, që u shpreh në konferencën për shtyp se pas kësaj do të vendoste dhe formacionin startues për mbrëmjen e nesërme.




Video