“Dribloi” për herë të dytë vdekjen, zbulohet gjendja e Eriksen!

8 June 2026, 09:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Dribloi” për herë të dytë vdekjen, zbulohet

Momente frike për Christian Eriksen, me fantazistin danez që “driblon” për herë të dytë vdekjen.

Pesë vite pas atyre pamjeve dramatike kur u kolapsua gjatë ndeshjes me Finlandën, në “Euro2021”, Eriksen tremb sërish, bie në tokë pa ndjenja gjatë miqësores ndaj Ukrainës, por për fat të mirë, danezi u përmend shpejt, madje këtë herë u çua me këmbët e tij duke iu drejtuar në mënyrë të vetëdijshme autoambulancës, për t’u shtruar më pas në spital.

Në pritje të informacioneve për gjendjen e tij shëndetësore, miqësorja Danimarkë-Ukrainë u ndërprere.

Federata daneze e futbollit me anë të një reagimi sqaroi se: “Christian Eriksen është i vetëdijshëm, është mirë”.

Morten Boesen, mjeku u përfaqësueses daneze shpjegoi më pas atë që ndodhi në fushë me Eriksen:

“Christian është mirë në këto momente. Ishte vetë ai që na kërkoi të shkonim në spital me ambulancë, kjo ishte një shenjë e mirë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me mjekët. Në këndvështrimin tim, pajisja që Eriksen ka e bërë punën si duhet”, u shpreh Boesen.


Video