Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kylian Mbappe ka bërë thirrje për t’i dhënë fund trazirave në Francë.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, në përpjekje për të qetësuar shpirtrat që janë ngritur në mënyrë të rrezikshme pas vdekjes së 17-vjeçarit Nael nga zjarri i policisë, u ka bërë thirrje në Twitter protestuesve që të ndalojnë dhunën.
“Nuk mund të qëndrojmë të pandjeshëm ndaj rrethanave në të cilat ndodhi kjo vdekje e papranueshme”, thotë ai, duke shtuar se “dhuna nuk zgjidh asgjë”.
Është prona juaj që po shkatërroni, lagjet tuaja, qytetet tuaja”, ka shkruar Mbape.
“Ka mënyra të tjera paqësore dhe konstruktive për të shprehur veten. Këtu duhet të përqendrohen energjitë dhe mendimet”, thotë ai, duke shtuar se “dhuna nuk zgjidh asgjë”.