Derbi i Milanos vishet zikaltër, Milan në krizë totale, Interi blindon vendin e dytë

5 Shkurt 2023, 22:51Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Festa e Lautaros

Interi dominon dhe e bën shumë më të vështirë për Milanin që regjistron një tjetër humbje, këtë herë në derbi.

Lautaro Martinez, 7 gola në përballjet e Milanos (një sonte) dhe Interi rikthehet në vendin e dytë me 12 pikë më pak se Napoli dhe në rrugë të mbarë për të ruajtur këto pozita.

Një tjetër gol i anuluar për pozicion jashtë loje për Martinez, njeriu që shërbeu si frymëzim për zikaltërit të cilët me përjashtim të 10 apo 15 minutave në pjesën e dytë, dominuan kushërinjtë duke zgjatur hijet e largimit për Stefano Piolin, vetëm me një fitore në vitin 2023.

Milani largohet edhe më shumë nga zona Champions pasi regjistroi humbjen e tretë rresht në kampionat dhe llogaritur atë të Superkupës, bëhen 4 golat e pësuar dhe asnjë i shënuar ndaj Interit në vetëm dy javë.

Asnjë fitore në 8 ndeshjet e fundit për kuqezinjtë, ndërsa Inter i jep vazhdimësi sezonit duke mbajtur të gjallë edhe një fije shprese për titullin.

Video